Skandalizuan jurinë e Vettingut me përgjigjet e tyre, gazetari i njohur shqiptar ka një pyetje që po e gërryen për Adriatik Llallën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:41 24-09-2017

Pak ditë më parë një video e kandidatëve për anëtarë në organet e Vettingut në Shqipëri bëri xhiron e rrjetit për shkak të përgjigjeve shokuese që i dhanë jurisë së drejtuar nga profesor Përparim Kabo.

5 kandidatët shokuan jo vetëm jurinë, por këdo që i ka parë e dëgjuar përmes videos që u bë virale prej dy ditësh në rrjetet sociale. Disa prej tyre nuk njihnin prokurorë e gjyqtarë me emër në Shqipëri, ndërsa të tjerë nuk dinin se cilin libër kishin lexuar së fundmi.

Ky fakt ka ngjallur mjaft reagime dhe indinjatë, për vetë faktin se këta kandidatë, të cilësuar pedagogë dhe magjistratë pretendonin të bëjnë vettingun në Shqipëri, një nga kriteret kyçe të integrimit të vendit në BE.  

Gazetari i Top Channel, Denis Dyrnjaja reagon sot në rrjetet sociale, duke ngritur një pyetje konkrete për vetë Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

“Po Kryeprokurori Llalla kur do ketë lexuar një libër për herë të fundit dhe çfarë libri do ketë qenë?! Me gërryen kjo kureshtje!”, shkruan Denis Dyrnjaja.

Kujtojmë se dy nga 5 kandidatët e kësaj video janë pranuar të jenë pjesë e organeve të Vettingut.

denis.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021920204162598
array(1) { ["section"]=> string(136) "skandalizuan-jurine-e-vettingut-me-pergjigjet-e-tyre-gazetari-i-njohur-shqiptar-ka-nje-pyetje-qe-po-e-gerryen-per-adriatik-llallen-93472" }