“Skandaloz presioni politik”, META sulmon XHAFAJN dhe paralajmëron Dvoranin: Video po përgatitet!

Publikuar tek: politike, më 17:21 17-11-2019 “Skandaloz presioni politik”, META sulmon XHAFAJN dhe paralajmëron Dvoranin: Video po përgatitet!

Presidenti Ilir Meta i del në mbrojtje anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, pasi publikoi listën me anëtarët e rinj të kësaj Gjykate duke renditur Marsida Xhaferllarin e lënë jashtë Arta Vorpsin.

Ish-ministri Fatmir Xhafaj reagoi ditën e sotme lidhur me publikimin e emrit të Xhaferllarit në listë duke kritikuar veprimin e Tushës.

“Në web e GjK znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje?”, tha Xhafaj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta thotë se ndaj anëtarëve të KED dhe Vitore Tushës po ushtrohet presion politik. Kreu i shtetit paralajmëron kreun e KED-së Ardian Dvoranin përmes publikimit të një video-je përmbajta e së cilës nuk dihet ende.

Meta e krahason Dvoranin me Prokuroren Speciale të Maqedonisë, Katica Janeva e burgosur me akuzën e korrupsionit.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shkruan Meta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075421333312988
array(1) { ["section"]=> string(99) "skandaloz-presioni-politik-meta-sulmon-xhafajn-dhe-paralajmeron-dvoranin-video-po-pergatitet-186212" }