Ndërkohë që sapo kemi hyrë në pikun e sezonit turistik, dhe të gjithë po shpresojmë që të jetë sa më i mbarë për të gjithë, nga Ksamili vijnë lajme skandaloze.
Ditën e djeshme është raportuar se anijet greke përsërisin për të dytën herë skandalin e derdhjes së mbetjeve në ujërat e Ksamilit. Derdhja e hidrokarbureve dëmton burimet e detit, ul cilësinë e ujit të detit, rrezikon shëndetin e njeriut, pengon veprimtaritë detare dhe peshkimin.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompetentët e mjedisit lidhur me këtë ngjarje të përsëritur nga anijet greke. Tre vjet më parë po në bregdetin e jugut, u krijua një gjendje alarmante, ku e kaltra e detit u kthye në ngjyrë të zezë, pas hedhjes së mijëra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke që kryenin linjën e Korfuzit.