Gruaja e gazetarit investigative Telnis Skuqi është dhunuar sot në prag të derës së shtëpisë, në sy të dy fëmijëve të mitur.
Skuqi ka denoncuar rastin teksa ka publikuar dhe foton e gruas e cila ka marrë plagë në kokë.
Gazetari nuk e specifikon arsyen e dhunës por akuzon qeverinë, teksa shkruan, “se këtë të drejtë ta jep rilindja”.
“NUK GJEJ FJALE
Kaq shumë i ka verbuar urrejtja njerëzit, sa janë të gatshëm të trokasin në derë ku jeton dhe më pas të sulmojnë një grua në sytë e dy fëmijëve të vegjël, sepse këtë të drejtë ta jep rilindja.
Jo vetëm kaq, por agresorja jo vetëm që nuk është ndaluar (pasi ka kryer një dhunë me paramendim), por është lënë në gjykim të lirë, pavarësisht se ka konsumuar disa vepra penale.
E para: Ka dhunuar me paramendimin nënën e fëmijëve të mi.
E dyta: Ka shkelur privatësinë e familjes sime.
E treta: Ka traumatizuar dy fëmijët e mi etj.
Sinqerisht nuk gjej fjalë”,-shkruan gazetari teksa ka publikuar foton e gruas së dhunuar, por pa treguar agresorin dhe arsyen.
Gazetari Telnis Skuqi