Skandaloze: Ja si shitet heroina në mes të Tiranës (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:32 18-01-2017 Skandaloze: Ja si shitet heroina në mes të Tiranës (Video)

Emisioni investigativ “BOOM” në Ora News ka arritur të depërtojë brenda rrjetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.

Gazetari i “BOOM” gjeti kontaktet, duke siguruar dhe një dozë heroinë 10 mijë lekëshe(të vjetra).

 


Ja si shitet heroina ne Tirane

Brenda rrjetit të shpërndarjes së drogës:

Gazetari: Si kalove?

Shpërndarësi: Me çfarë mund t’ju ndihmoj?

Gazetari: Po flasim nëse mund të na ndihmoni me ndonjë gjë.

Shpërndarësi: Hajde njëherë.

Shpërndarësi: Ulu mo ulu.

Gazetari: Jo se do të iki unë tani.

Shpërndarësi: Ku do ikësh ulu, ça halli ke o vëlla?

Gazetari: Kam një shok e kam shumë keq, më jep një dozë.

Shpërndarësi: Sa lekë ke ti me vete?

Gazetari: Po sa shkon, ai më tha 10 mijë lekë bën?

Shpërndarësi: Po pra, po ka 10, 20, ti ka dhënë ty lekët? Ku është ai shoku?

Gazetari: Po shokun e kam kapicë atje. Ma sill këtu, të pres këtu unë?

Shpërndarësi: Duhet me bo lekët o vëlla.

Gazetari: Ja të jap lekët, nuk është problem për lekët.

Shpërndarësi: Po kena frikë ndonjë polici, ndonjë gjë o shoku. Ku e more vesh ti që jam këtu unë?

Gazetari: Po e di mo burrë se më tha se vjen këtu ai gjithmonë.

Shpërndarësi: Si e ka emrin ai shoku jot?

Gazetari: Arben, është nga Elbasani. Të presim këtu ne apo do të ikim me atë?

Përdoruesi: Ik me atë ik.

Shpërndarësi: Prit tek ajo makina e kuqe aty.

PAS 2 MINUTASH…

Gazetari: A e ke mallin?

Shpërndarësi: Ma dha mallin, e kam në dorë.

Gazetari: Ku e ke mallin?

Shpërndarësi: Ja e kam në dorë o shok.

Gazetari: Ku të të vij të takoj nëse më kërkon prapë?

Shpërndarësi: Po aty po më gjete.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Degjeneron me fjalë ofenduese mbledhja e AMA-s me drejtuesit e televizioneve
Publikohet fotoja e rrallë e Noizyt me vajzën që e bëri baba (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011054039001465
array(1) { ["section"]=> string(61) "skandaloze-ja-si-shitet-heroina-ne-mes-te-tiranes-video-65940" }