Disa tregtarë në Korçë janë fotografuar duke transportuar një kamionçinë me mish, në kushte skandaloze.
Në foton e dërguar tek Anna media vihet re që mishi është vënë pas në makinë, i pa ambalazhuar dhe i hapur si mos më keq.
“Ndërkohë në Korçë, shihni standartet "europiane" të transportit të mishit nëpër qytet! Mjerë ata qytetarë që do e konsumojnë!”, shprehet qytetari. Kushedi në sa qytete tjera sillet ky mish të cilin më pas ne e konsumojmë çdo ditë.