SKANDALOZE/ Ky punonjës bashkie duhet SHKARKUAR menjëherë, shikoni çfarë i bëri qytetarit para kamerave (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:12 30-03-2019 SKANDALOZE/ Ky punonjës bashkie duhet SHKARKUAR menjëherë, shikoni çfarë i bëri qytetarit para kamerave (VIDEO)

Ngjarje skandaloze në zonën e Kurbneshit. Drejtori i Rrugëve pranë Bashkisë Mirditë, dhunoi qytetarin, një banor të zonës, duke i thyer telefonin!

Shkak për këtë është bërë fakti se disa prej banorëve që kanë kundërshtuar fuqishëm ndërtimin e HEC-eve ishin duke filmuar në momentin kur kryebashkiaku Ndrec Deda po sqaronte se pse HEC-i duhej ndërtuar në zonë. Nga ndërtimi i këtij HEC-i rrezikonte të mbetej pa ujë të pijshëm fshati Lufaj, i njësisë administrative Selitë.

Një prej punonjësve të Bashkisë që ai drejton i ka thyer telefonin një prej qytetarëve, çka shkaktuar jo pak tension mes palëve. Në ato momente ka ndërhyrë dhe ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila është njëherësh dhe deputete në qarkun e Lezhës. Punonjësi i bashkisë pas gjestit skandaloz, nuk u shoqërua nga uniformat blu.

Të shohim nëse kamera e Ertv do të transmetojë këtë gjest skandaloz bashkë me dëgjesën e ministres Belinda Balluku e cila shkoi në zonën e Kurbneshit.

Qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar përkohësisht HEC-et në Urakë.

Ndiqni videon e faxnews!

 Screenshot_9.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VRASJA MAFIOZE e 2 vëllezërve, MESAZHI ishte për ish-kampionin e boksit në burg
Vranë dhe murosën shqiptarin, 4 italianët e arrestuar kërkojnë pafajësinë »
Article Logic
Execution time: 0.011966228485107
array(1) { ["section"]=> string(114) "skandaloze-ky-punonjes-bashkie-duhet-shkarkuar-menjehere-shikoni-cfare-i-beri-qytetarit-para-kamerave-video-158517" }