Ky mund të jetë rasti i vetëm në botë kur në një zonë ku qëllon të zbulohen rrënoja antike, në vend të grupeve të arkeologëve të shohim skrepa dhe kamionë.
Një situatë e tillë po ndodh aktualisht në Durrës, ku nuk ka specialist që të përcaktojë se çfarë po ndodh me rrënojat antike të zbuluara gjatë punimeve për projektin pompoz “Veliera”. Këtë mund ta dijë vetëm kryebashkiaku Vangjush Dako dhe ministrja mirela Kumbaro, dhe për fatin e keq të qytetarëve durrsakë që dolën në protestë, mbrojtësve të vlerave historike shqitare dhe të gjithë atyre që kanë dalë kundër, duket se Vangjush Dako nuk ka në plan të tërhiqet.
Situata e rëndë ku ndodhet trashëgimia kulturore në vend duket qartë kur sheh se vetëm pak ditë më parë policia sekuestroi qindra objekte antike të nxjerra nga nëntoka e Apolonisë.
Mendoni sa kohë iu është dashur dy të arrestuarve jo më kot të mbiquajtur arkeologë, për të nxjerrë mjeshtërisht të padëmtuara nga toka plot 230 objekte.
Por një gjë është e sigurtë, që janë treguar më të kujdesshëm ndaj objekteve antike dhe nuk kanë përdorur skrepa.