Skandaloze, në rrjetet sociale po fshihen edhe barcaletat ku ironizohet Qeveria

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:28 19-10-2016 Skandaloze, në rrjetet sociale po fshihen edhe barcaletat ku ironizohet Qeveria

Disa faqe në “Facebook” janë vendosur nën një sulm të paprecedentë për postimet ironizuese kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht ishte faqja “Lolita” ajo që njoftoi për sulmin, ndërsa ditën e djeshme “Çmendina Dublim” është përballur me të njëjtën situatë.

E njohur prej vitesh tashmë për videot e saj satirike, “Çmendina Dublim” ka njoftuar se disa postime të saj me në qendër Edi Ramën dhe Ilir Metën janë fshirë pas denoncimeve anonime, ndërsa një pjesë tjetër kjo faqe është detyruar t’i fshijë vetë.

Megjithatë, stafi i “Çmendina” paralajmëron se nuk do të ndalet pavarësisht rrezikut për t’i mbyllur faqen, madje ata e kanë shfrytëzuar këtë moment për një tjetër satirë. 

14729182_1238385179535875_6421870851801555211_n.jpg

*Çmendina Dublim: Po të përktheheshin shikimet në vota, çmendina do ishte në pushtet i bie :P

Screenshot_5_copy.png

Screenshot_4.png

Screenshot_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026072978973389
array(1) { ["section"]=> string(84) "skandaloze-ne-rrjetet-sociale-po-fshihen-edhe-barcaletat-ku-ironizohet-qeveria-56766" }