Pavarsisht investimeve dhe premtimeve të shumta, Saranda nuk po e mbyll dot problemin e ndotjes së plazheve nga ujërat e zeza për këtë sezon turistik.
Kësaj herë rruga e derdhjes së tyre në det duket disi më e gjatë, pasi po shkarkojnë në lumin e Bistricës, uji i të cilit derdhet po prapë në det duke ndotur në këtë mënyrë gjirin dhe plazhet e Sarandës.
Më herët ujërat e zeza dërgoheshin në impiantin e përpunimit, ndërsa sot në kanalin e Cukës, duke rikthyer kështu metodën e vjetër.