Skandinavia rajoni i radhës në objektivin e Rusisë, avionët rus shkelin hapësirën suedeze

Publikuar tek: bota, më 20:02 24-03-2015 Skandinavia rajoni i radhës në objektivin e Rusisë, avionët rus shkelin hapësirën suedeze Foto ilustruese

Pas tensionimit që i ka bërë lindjes së Europës me aneksimin e Krimesë, tashmë Rusia është duke nxehur situatën në një tjetër rajon pranë saj, në Europën veriore.

Ky rajon, përkatësisht shtetet skandinave kanë pasur kohët e fundit jo pak probleme me Rusinë, ku avionë dhe anije ruse kanë shkelur hapësirën e tyre territoriale ajrore dhe detare, apo kërcënimet e fundit që ky shtet bëri ndaj Danimarkës.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Suedisë, Anders Grenstad, tha se në orët e para të mëngjesit të sotëm 4 avionë luftarakë rus për herë të parë duke fluturuar mbi detin Östersjön kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë. Ministri i Mbrojtjes Peter Hultqvist i ka raportuar për situatën homologut të tij rus, ndërsa Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallström ka deklaruar se: "Nuk mund ta pranojmë që avionët luftarakë rusë duke shkelur hapësirën ajrore ndërkombëtare të fluturojnë në hapësirën ajrore të Suedisë".

Ditën e djeshme ambasadori rus në Kopenhagen bëri një deklaratë të fortë kur paralajmëroi Danimarkën se do të sulmohej me armë bërthamore nga Rusia nëse ky vend bëhej pjesë sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s. 

Lexo edhe:

Rusia-Danimarkës: Nëse bëheni pjesë planit të NATO-s, ju sulmojmë me armë bërthamore

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013243913650513
array(1) { ["section"]=> string(93) "skandinavia-rajoni-i-radhes-ne-objektivin-e-rusise-avionet-rus-shkelin-hapesiren-suedeze-6843" }