Skela që u mori jetën dy punëtorëve, Gjykata jep masën e dënimit për dy specialistët

Publikuar tek: aktualitet, më 11:20 19-08-2019 Skela që u mori jetën dy punëtorëve, Gjykata jep masën e dënimit për dy specialistët Pallati në rrugën ''Faik Konica'' ku vdiqën dy punëtorë dhe u plagosën 3 të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘’arrest me burg’’ për Ilir Bendon, drejtuesin teknik të sigurisë së punimeve për firmën ‘’Syla’’ në lidhje me ngjarjen tragjike të disa ditëve më parë, kur u shemb skela e pallatit në rrugën ‘’Faik Konica’’.

Ai u gjet fajtor për anashkalimin e sigurisë teknike në punë, gjë që solli shembjen e skelës dhe vdekjen e dy punëtorëve Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra dhe plagosjen e Euglidios Likës dhe Gentian Bardhit.

Ndërsa i ndaluari tjetër, Xhimi Tarushi, drejtues teknik i punimeve për firmën ‘’Xhimi’’ është caktuar masa ‘’arrest shtëpie’’ në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Përpara trupës gjykuese, Bendo deklaroi se nuk ka qenë prezent gjatë kohës kur skela e pallatit në rrugën ‘’Faik Konica’’ u shemb.

‘’Skela ka qenë e montuar prej 40 ditësh. Nuk kam qenë prezent në momentin kur ajo është shembur’’, deklaroi në seancë specialisti i firmës ‘’Syla’’ Ilir Bendo.

Prokuroria kërkoi masën e dënimit ‘’arrest me burg’’ për të dy shtetasit, ndërsa avokati i të pandehurve kërkoi vendosjen e një mase më të butë dënimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067269802093506
array(1) { ["section"]=> string(90) "skela-qe-u-mori-jeten-dy-punetoreve-gjykata-jep-masen-e-denimit-per-dy-specialistet-175766" }