Skema e abuzimit me pronat në Spille, operacioni u dekonspirua, arratiset Idlir Karkini

Publikuar tek: barometri, më 08:40 22-02-2018 Skema e abuzimit me pronat në Spille, operacioni u dekonspirua, arratiset Idlir Karkini

Idlir Karkini është një nga personat e përfshirë në hetimin e prokurorisë si i përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Në këtë hetim janë përfshirë gjithsej në të dy fazat 23 persona, për tjetërsimin e pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë e praktikës (dosjes) të aplikuesve kanë arritur t’i regjistrojnë si pasuri personave të ndryshëm.

Mes personave të hetuar është edhe biznesmeni Idlir Karkini, i akuzuar për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda, e për rrjedhojë ndaj tij gjkykata ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Megjithatë, dyshohet se operacioni është dekonspiruar, pasi Karkini është larguar nga Shqipëria vetëm pak ditë më parë, pikërisht më datë 11 shkurt përmes Rinasit.

 Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera.

Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02003288269043
array(1) { ["section"]=> string(92) "skema-e-abuzimit-me-pronat-ne-spille-operacioni-u-dekonspirua-arratiset-idlir-karkini-111059" }