Skema e dëmshpërblimit, Bylykbashi: Të përndjekurit të protestojnë kundër maskarenjve

Publikuar tek: politike, më 22:27 16-01-2018 Skema e dëmshpërblimit, Bylykbashi: Të përndjekurit të protestojnë kundër maskarenjve

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se të përndjekurit kanë arsye të protestojnë në 27 janar pasi qeveria vendos të rishikojë skemën e dëmshpërblimit të tyre duke rrezikuar të përjashtojë 12 mijë persona, brezin e dytë të trashëgimtarëve.

Reagimi i Bylykbashit në Facebook:

Dinjiteti nuk eshte ceshtje buxheti!

I vrane, i burgosen ne burgje si ata te Spacit e Qafe Barit dhe kampe perqendrimi si ai i Tepelenes, i internuan‎ e debuan, i persekutuan me breza, u mohuan shkollen, punen e banesen dinjitoze. U grabiten dhe shkelen me kembe dinjitetin njerezor.

Sot, bijte dhe niperit e tyre vendosin tu heqin demshperblimin pasardhesve te atyre qe vdiqen te pa demshperblyer moralisht e financiarisht me cinizmin se nuk perballohet fatura e krimit cnjerezor qe kryen baballaret apo gjysherit e tyre.

U moren pronen, per ate prone i persekutuan, dhe sot, femijet dhe niperit e tyre u thone te ishpronareve apo femijeve e niperve te tyre: nuk kemi para! Me pas u ulin vleren e kompensimit te prones, madje i rishpronesojne serish e nuk ua japin pronen kur eshte e lire por e privatizojne vete me koncensione apo ua japin falas zaptuesve.

Kjo ndodh kur ka ende kriminele te komunizmit qe duhen denuar per krime kunder njerezimit por sot i kemi ne qeveri dhe ne krye te parlamentit! Ky cinizem kriminal nuk duhet te kaloje pa u ndeshkuar! ‎Dinjitetit i grabitur nuk blihet me kestet e demshperblimit dhe kompensimit financiar. Por ky cinizem malinj duhet perballur.

Te drejtat e te perndjekurve dhe ishpronareve do te rivendosen! Te perndjekurit do te kompensohen dhe ishpronareve do to rikthehen te drejtat! ‎Eshte detyre e Partise Demokratike t'u dale zot ketyre dy kolonave identitare te saj, qarte, pa ekuivok‎ dhe ne menyre te besueshme. Fjaleve dhe vullnetit te mire pa veprime te qarta u ka mbaruar koha!

Me 27 janar cdonjeri prej tyre ka motiv dhe te drejte te protestoje kunder ketyre maskarenjve qe kane dale drejtperdrejt nga rrenja e komunizmit!‎

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01113486289978
array(1) { ["section"]=> string(90) "skema-e-demshperblimit-bylykbashi-te-perndjekurit-te-protestojne-kunder-maskarenjve-106820" }