Skema e kompensimit, Drejtoria e Tatimeve njoftim të rëndësishëm për fermerët

Publikuar tek: ekonomi, më 11:46 10-03-2019 Skema e kompensimit, Drejtoria e Tatimeve njoftim të rëndësishëm për fermerët

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare nr.23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi nr. 3, datë 21.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 19, datë 03.11.2014, 'Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar', të ndryshuar”.

Si më poshtë vijon, përmendim disa nga ndryshimet kryesore sipas këtij udhëzimi:

Norma e kompensimit të fermerëve

Norma e kompensimin për fermerët dhe TVSH-ja e shënuar në faturë nga grumbulluesi aplikohet në masën 6%. Personi i tatueshëm blerës, krediton kompensimin prej 6%.

Detyrimet e fermerit

Fermeri, për të përfituar nga skema e kompensimit duhet të regjistrohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore për t’u pajisur me NIPT brenda dy ditësh pune. Drejtoria Rajonale Tatimore pajis me certifikatë NIPT-i fermerin, duke shënuar si emër 'Fermeri A.B.' dhe NIPT-in që gjeneron sistemi.

Detyrimet e personit të tatueshëm

Shoqëria grumbulluese që merr furnizimin, përpara se të lëshojë faturën e parë në emër të fermerit, duhet të njoftojë Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse që është aplikues i skemës së kompensimit të fermerit duke i bashkëngjitur dhe marrëveshjen me fermerin.

Mënyra e faturimit

Në lidhje me mënyrën e plotësimit të faturës tatimore, konsultohuni me shembullin në pikën 2 të nenit 11 të udhëzimit.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0085818767547607
array(1) { ["section"]=> string(83) "skema-e-kompensimit-drejtoria-e-tatimeve-njoftim-te-rendesishem-per-fermeret-155862" }