Skema e mashtimit, 1.5 milionë dollarë përfitim, urdhër arresti për dy biznesmenët e fuqishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 10:27 13-08-2015 Skema e mashtimit, 1.5 milionë dollarë përfitim, urdhër arresti për dy biznesmenët e fuqishëm

Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për dy korçarët biznesmenë  Foto Kapuranin dhe Dhimitri Metellarin. Të dy biznesmenët akuzohen për një skemë mashtrimi që u ka sjellë atyre një përfitim prej 1.5 milionë dollarësh.

Kapurani ka krijuar disa kompani në QKR për shitje dhe nëpërmjet këtyre kompanive ka shmangur përmes mashtimit 170 milionë detyrim tatimor ose 1.5 milionë dollarë.

 “Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Qendror dhe Drejtorinë e Policisë Korçë, ka rezultuar se shtetasi Foto Kapurani, administrator i disa kompanive të betonit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë,ka krijuar disa subjekte tregtare në QKR për të kryer shitje fiktive tek njëri-tjetri. Në analizë të veprimeve hetimore, në periudhën 2011-2014, kompanitë “KAPURANI VJARA”,  “KAPURANI TRANS”, “BEÇI COMPANY” dhe “FOUR BETON”, nëpërmjet veprimeve fiktive, i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë të reja (rreth 1.5 milionë dollarë).”, bën me dije Prokuroria ndërsa shton se po punohet për evidentimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Asgjësohen sasi rekord bimë kanabisi në Mirditë me gjatësi deri në 2 metra
Po ndërtonte në fshatin turistik të Lukovës, arrestohet 32 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.0076010227203369
array(1) { ["section"]=> string(97) "skema-e-mashtimit-1-5-milione-dollare-perfitim-urdher-arresti-per-dy-biznesmenet-e-fuqishem-18294" }