Skema e mashtrimit të 3.7 milionë eurove, kush është vajza e ekspertit të njohur, pjesë e bandës që vodhi Fondacionin Besa

Publikuar tek: aktualitet, më 22:58 22-08-2019 Skema e mashtrimit të 3.7 milionë eurove, kush është vajza e ekspertit të njohur, pjesë e bandës që vodhi Fondacionin Besa Fondi Besa

Gjatë ditës së djeshme, policia e Tiranës arrestoi 7 persona pjesë të stafit të fondacionit Besa, të cilët u akuzuan për dhënie kredi fiktive me qëllim përfitimi.

Arrestimi i tyre u bë pas finalizimit të operacionit të policisë me emrin e koduar 'Kredia'.

Nga kjo skemë mashtrimi nga përfitimi i kredive fiktive, në total llogariten se janë vjedhur nga Fondacioni Besa 3.7 milionë euro.

Drejtoresha e njërës prej degëve të filialit të Fondacionit Besa, Albana Imami, rezulton se kishte krijuar këtë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me disa punonjës të tjerë të Fondit Besa, oficerë kredie dhe specialistë mikrokredie, kanë lëshuar kredi në mënyrë fiktive dhe klientët që kanë përfituar nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit pas aplikimit për kredi.

Newsbomb.al mëson se një nga punonjëset e tjera që ishin pjesë e kësaj skeme mashtrimi, ishte edhe specialistja e kredive dhe mikrokredive në Fondin Besa, Albana Kepi, e cila është edhe vajza e ekspertit të njohur të problematikave të pensioneve, Fadil Kepit. 

Mesa duket pavarësisht shkollimit të gjatë dhe specializimeve të shumta në profesionin e saj, Albana Kepi, vajza e ekspertit të njohur Fadil Kepi, ndryshe nga i ati ka zgjedhur rrugën e skemave të mashtrimit.

misterrrrr.jpg

Eksperti i problematikave te pensioneve, Fadil Kepi 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072028636932373
array(1) { ["section"]=> string(127) "skema-e-mashtrimit-te-3-7-milione-eurove-kush-eshte-vajza-e-ekspertit-te-njohur-pjese-e-bandes-qe-vodhi-fondacionin-besa-176066" }