Skema e TVSH-së për biznesin e vogël, deputeti i LSI jep lajmin e mirë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:18 25-10-2017 Skema e TVSH-së për biznesin e vogël, deputeti i LSI jep lajmin e mirë

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu jep lajmin e mirë se në takimin me FMN, kjo e fundit është tërhequr nga TVSH për biznesin e vogël.

Përmes një statusi në facebook, Spahiu thotë se FMN u bind që kostot e mbledhjes së saj do ishin më shumë se të ardhurat.

“Shumë mirë që disa prej shqetësimeve që ngritëm në takimin me FMN i dëgjuan.

U tërhoqën nga TVSH për biznesin e vogël por kjo jo se ju dhimbsej por u binden që kostot e mbledhjes së saj do ishin më shumë se të ardhurat..!!

U tërhoqën nga 6% tatim mbi dividentin. Vendim absurd që do të sillte përfitime vetëm për ata investitorë që quhen “në të zezë”...

Plani 1 miliard investime sdo ta pērmëndi më njeri. Vështirë që me situatën e krijuar paratë e hashashit të hidhen në investime..!!

Asnjë incentivë tatimore për investime e investitorë të huaj, ku shumë mirë po na konkurojnë prej vitesh vëndet e rajonit. Kjo do tē thotë që shqiptarë vazhdoni me kërkesat për azil....!!!

E vetmja gjë që kanë bërë është mbështetja e investitorëve në hoteleri ku un besoj që është një lëvizje thjesht klienteliste...!!!

Jan plotësit të paaftë apo e bëjnë me qëllim, këtë e vlerësoni ju më mirë...!!!!”, shkruan deputeti.

 

perparim-spahiu-1-c1200x600.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018968105316162
array(1) { ["section"]=> string(75) "skema-e-tvsh-se-per-biznesin-e-vogel-deputeti-i-lsi-jep-lajmin-e-mire-97128" }