Skema gjigande e pastrimit të parave, Tap do shkojë për skrap, nuk do të funksionojë

Publikuar tek: ekonomi, më 23:33 03-10-2017 Skema gjigande e pastrimit të parave, Tap do shkojë për skrap, nuk do të funksionojë

Gazsjëllësi TAP ishte në qendër të emisioni të sotëm  “Ju flet Moska” të Kastriot Myftarajt. Sipas Myftarajt  ky projekt është një skemë gjigande e pastrimit të parave, duke argumentuar  se TAP nuk do të funksionojë dhe si i tillë do të shkojë për skrap.

Kastriot Myftaraj thotë se dëmet që do ti shkaktohen qytetarëve shqiptarë nga TAP do të jenë më të mëdha se firmat firamidale.

Kastriot Myftaraj: Sot do t’ju tregoj për një skemë të pastër të pastrimit të parave të pista ndërkombëtare në Shqipëri. Pikërisht sot, në kohën kur diplomatë të huaj flasin me të madhe për familje mafioze, pikërisht sot në kohën kur është ndërmarrë një fushatë intensive nga Policia e Shtetit për të kontrolluar pasurinë e vënë më para të pista të të rinjve emigrantë shqiptarë që mund të kenë blerë makina të shtrenjta apo mund të kenë ndërtuar hotele dhe restorante.

Në Shqipëri lulëzon një skemë gjigande kriminale e pastrimit të parave të pista. Një skemë ndërkombëtare, e cila për më tepër do ti kushtojë popullit shqiptar sa firmat piramidale, megjithëse as kanë investuar atje, as nuk kanë marrë vendim për asgjë.

E kam fjalën për TAP, TAP-in e famshëm, gazësjellësin mbi të cilin janë lidhur aq shpresa. TAP-in të cilin dikur kur mburej qeveria e Sali Berishës se i ka nënshkruar marrëveshjet, Edi Rama në atë kohë kryetari i opozitës thoshtë është vetëm një vijë në hartë, dhe kishte të drejtë.

Megjithëse Edi Rama mburet me TAP-in dhe ajo që quhet rritje ekonomike në Shqipëri është pjesa më e madhe, ato pajisjet që vijnë për TAP-in këtu, tubat etj.

Ju mund të thoni TAP-i po ndërtohet!

TAP-i do të ndërtohet, por TAP-i do të shkojë për skrap, ai që po ndërtohet. E gjithë kjo është një skemë gjigande e pastrimit të parave dhe ky gazsjellës nuk mund të funksionojë.

TAP që është emri i segmentit nga Greqia në Shqipëri, në Adriatik dhe në Itali, pra Trasnadriatiku. Por TAP-i është më i gjerë, niset nga deti Kaspik, nga Azerbaxhani, përshkon Gjeorgjinë, Turqinë del në Greqi dhe duhet të kalojë nëpër Itali të dalë në Zvicër.

Cili është problemi TAP?

TAP u bë që Azerbaxhani, gazi i Kaspikut të mos kalonte nëpër Rusi, por të dilte në Mesdhe dhe të shkonte në Europë, dhe kjo ishte një nismë amerikane e mirë për të hequr naftën dhe gazin e Kaspikut nga ndikimi rus.

Problemi është se TAP-i nuk do funksionojë sepse nuk u bë seriozisht. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë që del nëpër fakte.

TAP-i që të funksinojë duhet të ketë 26 miliard metra kub gaz dhe kjo llogaritet të arrihet në vitin 2026. Turqia kërkon 6 mld metër kub gaz që ta lejojë TAP-in në territorin e saj. TAP-i llogaritet që në 2018 të ketë 10 mld metra kub gaz. Tani sa do marri Greqia, Shqipëria, Italia, vendet e tjera që do lejojnë.

Deri tani në Shqipëri po shtrohen tuba. Por sesa serioz është TAP-i kuptohet se kur TAP-i kaloi në fshatin e Ilir Metës në Çepan. Dmth u devijua TAP-i në Skrapar, kur gazsjellësat duhet të ndjekin rrugën natyrale, luginat e lumenjëve. Pra duhet nga Korça, kufiri me Greqinë të dilte në luginën e lumit Devoll dhe të dilte në Seman, ku dilte më pas në det. Por u devijua në Skrapar që të merrnin para elektorati i zotit Meta dhe të dilte prej andej në rrugën më të vështirë malore.

Është një simbolikë e TAP, që TAP-i kalon në një krahinë që ka emrin e vetë “skrap”, pra Skrapar.

Në Itali psh nuk është ndërtuar asnjë metër katëror tubacion. Pse? Sepse TAP-i dhe konsorciumit i mungon një kompani italiane, italianët i shitën aksionet e TAP-it.

Gjithë ideja e TAP-it, fluska e TAP-it funksionon në një marrëveshje që ka bërë me Italinë konsorciumi TAP që do shfrytëzojë në Itali gazësjellësat Italianë që vijnë nga Afrika e Veriut. Pra duhet të shfrytëzojë Transmedin që vjen nga Tunizia në Siçili dhe atashuar këtë green stream-in. Transmedi sjell 33.5 mld metra kub nga Afrika dhe 8 mld sjell green stream-in. Pra gjithësej 41.5 mld metra kub.

Tani Italia me këtë linjë të saj supozohet të përballojë ngarkesën e TAP duke e cuar në 61.5 mld, pra të heqë dorë nga gazi i lirë i Afrikës së Veriut që e ka më afër. Italia sot shfrytëzon gazin e Libisë dhe të Algjerisë. Algjeria është vendi i 10 në botë prodhuesi i gazit, Azerbaxhani është i 29-ti.

Ky ishte një vendim politik i qeverisë Berluskoni, që sot nuk ka logjikë ekonomike. Në fakt TAP-i po të ishte serioz do të ndërtonte një linjë të vetme nga Shqipëria, në Adriatik Itali dhe të shkojë në Zvicër.

Italia duhet të kufizojë marrjen e gazit të vet nga Afrika Veriore për TAP-in. Sigurisht që nuk mund ta bëjë këtë gjë.

Ideja e TAP-it mbështet në shfrytëzimin e  fushën e Shah Deniz në Detin Kaspik, e cila ka gaz për ta rritur kapacitetin e TAP. Deri më sot ka gaz për TAP-in deri në 10 mld metër kub, kur duhen 26 që të jetë rentabël. Por fusha e Shah Deniz 2 kërkon 20 mld euro investim, deri më sot askush nuk ka për ti bërë, plus kjo që thashë për Italinë, plus që shteti azer nuk kontrollon 1/3 e territorit të vet, e kontrollojnë armenët.

 Pra çfarë do të ndodhë me TAP-in me të gjitha këto probleme?!

Ka tuba të TAP-it në Shqipëri, por ju siguroj se këto tuba do të shiten për skrap. Pse?

Këto tuba janë vendosur që të mos ulen aksionet e kompanisë në bursa. Aksionet do shiten me fitim të lartë dhe pastaj ata që i blen do ti shesë me çmim të ulët, ai që i blen  do të pastrojë paratë, pra do bëhet një skemë klasike e pastrimit të parave. Ble aksione me humbje. Ai që i merr ka humbur, por ka pastruar paratë.

Të gjitha këto bëhen nëpër offshore, vetë TAP-i është regjistruar në Zvicër në një offshore.

Shqiptarët do humbin këtu sepse shteti shqiptar u ka krijuar lehtësi të madhe ekonomike këtyre, lehtësi fiskale, në taksa etj dhe të gjitha janë para që mund të përdoreshin për punë publike në Shqipëri në të mirë të popullit. Dëmi parashikohet që deri në fund të jetë i barabartë me atë që humbën shqiptarët në firmat piramidale. Është një skemë gjigande e pastrimit të parave të cilën dhe logjika e thjeshtë nuk ta pranon që do funksionojë dhe nuk ka për të funksionuar.

TAP-i meriton kapelen sovjetike si simbol. E ka thënë shumë mirë Rama, TAP-i është një vijë ne letër që është bërë një vijë tubash në Shqipëri dhe në Greqi vetëm për të funksionuar skema e pastrimit të parave nëpërmjet rritjes fiktive të aksioneve në bursa dhe pastaj rënies për pastrim parash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072908401489258
array(1) { ["section"]=> string(88) "skema-gjigande-e-pastrimit-te-parave-tap-do-shkoje-per-skrap-nuk-do-te-funksionoje-94636" }