Këto janë pamjet ekskluzive në 3D të transmetuar këtë mbrëmje në emisionin Opinion, nga grabitja e ndodhur ditën e sotme në Rinas.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:24 në Qafë Kashar, në periferi të Tiranës, ku dy persona të veshur me kamuflazh, mundën të marrin thasët me para të Bankës Kombëtare Tregtare, të cilat transportoheshin me dy makina të blinduara për në aeroportin e Rinasit, me destinacion Vjenën.