Skena APOKALIPTIKE në SHBA pas vdekjes së George Floyd: Arrestohet live stafi i CNN, protesta masive, biznese dhe stacione policie të djegura (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:01 29-05-2020 Skena APOKALIPTIKE në SHBA pas vdekjes së George Floyd: Arrestohet live stafi i CNN, protesta masive, biznese dhe stacione policie të djegura (VIDEO)

Ajo çka po ndodh së fundmi në SHBA, me një fjalë mund të konsiderohet apokaliptike. Protesta masive dhe të dhunshme, biznese dhe rajone policie të djegura.

E gjithë kjo kryengritje e popullit amerikan vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë, ku një amerikan me ngjyrë, George Floyd, humbi jetën pasi një polic i bardhë e kishte arrestuar dhe ushtronte presion me gju, mbi qafën e tij.

George nuk mundi të marrë frymë dhe vdiq në rrugë, ndërkohë që një qytetar filmoi gjith ngjarjen. Kryengritjet masive tashmë janë përhapur në shumë shtete të Amerikës. Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe SHBA ka aktivizuar Gardën Kombëtare në ndihmë të Minneapolis.

Ndërkohë, sot në orët e para të mëngjesit me orën lokale në Minneapolis, i gjithë stafi i CNN u arrestua ndërsa po zhvillonte një raportin të drejtpërdrejtë televiziv. Ky grup i CNN, përfshirë korespondentin Omar Jimenez, kameramanin dhe fotografin, të cilët prej ditësh ishin në terren duke mbuluar ngjarjen e fundit, si rrjedhojë e vrasjes së Floyd.

Policia e Shtetit e arrestoi korespodentin e CNN, Omar Jimenez, producentin dhe kameramanin e tij pasi Jimenez po raportonte drejtpërdrejt nga një rrugë në jug të qytetit, afër vendit ku ishte vendosur më herët një prefekturë policie.

arresti.png

Guvernatori i Minesotës, Tim Ëalz i kërkoi flaje shefit të CNN, Jeff Zucker, për atë që ndodhi dhe do të bëntë çmos për ta liruar stafin gazetaresk sa më shpejt.

Jimenez dhe të tjerët, kameramani Bill Kirkos dhe fotoreporteri Leonel Mendez, u lanë të lirë pas orës 6 të mëngjesit, me orën lokale.

Arrestimi

Ekuipazhi u prangos dhe u ndalua pasi Jimenez dha një raportim të drejtpërdrejtë në një rrugë në Minneapolis. Një linjë trupash policorë sapo kishin mbërritur në zonë, pasi ndërtesa e prefekturave të policisë u dogj gjatë natës.

Policia i tha stafit të CNN se ata po arrestoheshin sepse u tha që të largoheshin dhe ata thanë jo.

Jimenez mund të shihej duke mbajtur bexhën e tij të CNN ndërsa raportonte, duke e identifikuar veten si reporter dhe duke u thënë oficerëve se grupi i gazetarëve do të lëviznin kudo ku ka nevojë për raportim. Një oficer kapi krahun ndërsa Jimenez fliste, pastaj e prangosi.

Pasi fotografi CNN u arrestua, kamera e tij u vendos në tokë dhe vazhdoi të transmetojë imazhe live.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009666919708252
array(1) { ["section"]=> string(151) "skena-apokaliptike-ne-shba-pas-vdekjes-se-george-floyd-arrestohet-live-stafi-i-cnn-protesta-masive-biznese-dhe-stacione-policie-te-djegura-video-208293" }