Skena e puthjes me Robert Ndrenikën, Marjana Kondi rrëfehet: Sa kemi qeshur…s’kemi dubël tjetër

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:22 18-12-2016 Skena e puthjes me Robert Ndrenikën, Marjana Kondi rrëfehet: Sa kemi qeshur…s’kemi dubël tjetër Skena e puthjes mes Marjana Kondit dhe Robert Ndrenikes ne filmin \"Rrokullisja\" me regji te Leka Bundos

Marjana Kondi u shfaq dje në krah të aktorit Robert Ndrenika në filmin “Rrokullisje” me regji dhe skenar të Leka Bundos, në një film që mori duartrokitjet e publikut. Filmi trajton historinë e fajdeve në vitin 1997 në Shqipëri. 

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Kondi rrëfen emocionet në sheshxhirim, por dhe një sekuencë, ku ajo e aktori shfaqen duke u puthur.

“Megjithëse tingëllon e vështirë, kjo skenë është realizuar vetëm me një dubël. U befasuam të dy dhe e kemi përmendur gjithmonë me të qeshura në sheshxhirim atë skenë” rrëfen Kondi.

Ndërkohë që thotë se është shumë e lumtur që ka performuar në krah të aktorit të madh Robert Ndrenika. “Puna me një profesionist si ai është më shumë se e thjeshtë. Kemi qëndruar aq shumë bashkë gjatë xhirimeve dhe kam njohur çdo dimension të atij artisti, sa më vjen keq që nuk jemi njohur nga afër më parë”, thotë Kondi.

Një ditë më parë aktorja nëpërmjet një statusi publik deklaroi se në film për të parë premierën ftonte edhe personazhin që e ka hequr nga puna dhe e ka lënë pa rrogë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020188093185425
array(1) { ["section"]=> string(99) "skena-e-puthjes-me-robert-ndreniken-marjana-kondi-rrefehet-sa-kemi-qeshur-s-kemi-dubel-tjeter-63029" }