Skenari për DJEGIEN e Kuvendit, Artan HOXHA nxjerr të dhëna TRONDITËSE: Një kontigjent i rrezikshëm nga Kosova merrte pjesë në protestat e opozitës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:24 12-09-2019 Skenari për DJEGIEN e Kuvendit, Artan HOXHA nxjerr të dhëna TRONDITËSE: Një kontigjent i rrezikshëm nga Kosova merrte pjesë në protestat e opozitës Gazetari Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha i kërkon Presidentit të Republikës Ilir Meta të bëjë publik informacionin se në 8 qershor do të tentohej djegia e Kuvendit të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin ‘’Top Talk’’ në Top-Channel, Hoxha shtoi se Meta e ka për detyrim të qartësojë publikun në lidhje me skenarin e 8 qershorit.

‘’Që në atë moment më është dukur i çuditshëm dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve duke gjetur këtë justitifkim dhe duke mos e bërë publike. Në atë kohë i kemi kërkuar ta bëjë publike sepse është Presidenti i Repbuliës. Dhe së dyti, a i ka ndjekur ai hapat? I ka njoftuar agjensitë që janë të  ngarkuara me ligj për të parandaluar situata të tilla? Sepse vërtet presidenti mund të na ketë shpëtuar në 8 qershor, por a na ka shpëtuar nga ata që donin ta bënin 8 qershorin? Ata mund të jenë të gatshëm për ta përsëritur atë situatë. Presidenti i Republikës ka të detyrimin të na shpjegojë na e ka marrë informacionin dhe sa i besueshëm është”, shprehet Artan Hoxha në lidhje me pretendimet e presidentit për djegien e parlamentit në 8 qershor.

Ndërkohë, Hoxha publikoi të dhëna befasuese për përfshirje të elementëve kriminalë gjatë protestave të opozitës, të cilët ishin të gatshëm të ndërmerrnin akte dhune. Sipas tij, ata ishin shtetas shqiptarë nga Kosova.

“Ka një element tjetër. Policia e Shtetit ka patur informacione për persona të infiltruar nga jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët çuditërisht vinin 48 orë përpara protestave, gjendeshin në territorin e Shqipërisë gjatë protestave dhe këta u bënë të rrezikshëm kur protestat po zhvilloheshin natën. Nuk ishin shtetas të Shqipërisë, por me kombësi shqiptare, ishin shtetas të Republikës Kosovës. Ata ishin një kontigjent i rrezikshëm. Bëhet fjalë për 10 deri në 14 persona që vinin nga një zonë që ishte në kufi me Shqipërinë dhe informacioni ka qenë që ata mund të bëheshin aktiv në një prej këtyre protestave. Për fat të mirë ata nuk u përfshin, por as nuk u ndaluan”, përfundoi Artan Hoxha për përfshirjen e personave të dhunshëm në protestat e opozitës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00724196434021
array(1) { ["section"]=> string(152) "skenari-per-djegien-e-kuvendit-artan-hoxha-nxjerr-te-dhena-tronditese-nje-kontigjent-i-rrezikshem-nga-kosova-merrte-pjese-ne-protestat-e-opozites-178229" }