Skënder Minxhozi del në krah të Arbër Hajdarit: Djalë me veti të vyera (TREGON HISTORINË E PARA 2 VITEVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 12-12-2019 Skënder Minxhozi del në krah të Arbër Hajdarit: Djalë me veti të vyera (TREGON HISTORINË E PARA 2 VITEVE) Hajdari- Minxhozi

Arbër Hajdari, drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” është këto ditë në qendër të vëmendjes publike për shkak të faktit që nuk ka pranuar të bashkojë fondacionet e mbledhura për tërmetin me qeverinë, por edhe për faktin që më herët i janë vënë në dispozicion 44 mijë metra katrorë tokë në rrugën e Arbrit në kuadër të një projekti për fondacionit.

 

Sakaq, analisti Skënder Minxhozi ka bërë një koment përmes të cilit vlerëson së tepërmi figurën e të riut bamirës.

Për këtë, Minxhozi kujton edhe historinë e dy viteve më parë me një familje nga Qafshtama, së cilës, Hajdari i ka ndryshuar jetën.

“Në këto ditë dramash të rënda kombëtare, në plan të parë ka dalë vullneti dhe dëshira për të rimëkëmbur Shqipërinë e tronditur nga tërmeti. Mbi 13 mijë njerëz nuk kanë më thuajse asgjë. Investimet e një jete janë shuar brenda pak çastesh.

Është kjo një kohë kur solidariteti dhe dhimbja i bashkon njerëzit. Por është edhe një kohë, si çdo moment turbullirash e tendosjesh të skajshme sociale, kur profetët e rremë përzihen me turmën dhe marrin pozën e shpëtimtarëve të kombit. Arbër Hajdari nuk është njëri prej tyre. Është një djalë i ri që ka vendosur të ketë një lloj tjetër “rinie”. Jo thjesht vegjetimin në kafenetë e shumta të Tiranës, jo thjesht një karrierë personale për veten apo një projekt meskin për vitet që e presin. Është një i ri i angazhuar, një i ri që ndan prej vitesh me publikun shqiptar, pasionin për më të varfërit, për ata që s’kanë dhe s’munden.

E kam parë këtë veti të vyer të këtij djali nga afër nja dy vjet të shkuara, kur ndihmoi me ushqim, strehim dhe rindërtim të shtëpisë, një familje të këputur nga Qafshtama. Ishte një investim prej disa milionësh që ktheu jetën dhe shpresën tek një shtëpi, që me siguri Arbri sot as ja kujton si e ka emrin kryefamiljari.

Këto kohë janë sprova e zjarrit për atë që Arbër Hajdari dhe të tjerë si ai, bëjnë përditë në skutat më të mjera të këtij vendi. Për këtë, meritojnë të gjithë një “bravo” të madhe. Vullnetarizmi është një tipar i spikatur i një shoqërie civile dhe të emancipuar. Arbër Hajdari ndodhet në rreshtin e parë të këtij transformimi”, shkruan Minxhozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029112100601196
array(1) { ["section"]=> string(109) "skender-minxhozi-del-ne-krah-te-arber-hajdarit-djale-me-veti-te-vyera-tregon-historine-e-para-2-viteve-189181" }