Skënderbeu ka arritur fitoren e parë në kompeticionin e Europa League, duke mundur në “Elbasan Arena” Sportignun e Lisbonës, në turin e katër të fazës së grupeve.
Autorët e golave në këtë fitore ishin Lilaj me dy të tilla në pjesën e parë dhe Olayinka në pjesën e dytë, që i dha dorën e fundit triumfit të parë të bardhekuqve në Europë.
Ndeshja dhuroi një ritëm të kënaqshëm dhe i dha mundësi Skënderbeut të shijonte fitoren e parë Europiane. Tashmë bardhekuqtë janë në kuotën e 3 pikëve, në grupin H të Europa League, 1 më pak se Sportingu, teksa janë rusët e Lokomotivës së Moskës që udhëheqin me 8 pikë, e Beshiktash që i ndjek me 6 pikë.
Në minutën e 17, Patricio i Sportingun është ndëshkuar me karton të kuq.
Ndeshja e parë mes Sporting Lisbonës dhe Skënderbeut përfundoi në rezultatin 5-1 në favor të portugezëve, ndërsa nuk munguan akuzat drejtuar ekipit shqiptar për shitje të ndeshjes.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Europa League:
05.11.2015 | ||||
21:05 | EUL Group G | AS Saint-Étienne | 3-0 | Dnipro |
21:05 | EUL Group K | Asteras Tripoli | 2-0 | APOEL FC |
21:05 | EUL Group L | Athletic Bilbao | 5-1 | FK Partizan |
21:05 | EUL Group I | Belenenses | 0-2 | FC Basel |
21:05 | EUL Group L | FC Augsburg | 4-1 | AZ Alkmaar |
21:05 | EUL Group I | Lech Poznan | 0-2 | Fiorentina |
21:05 | EUL Group G | Rosenborg BK | 0-2 | Lazio |
21:05 | EUL Group H | Skenderbeu | 3-0 | Sporting Lisboa |
21:05 | EUL Group K | Sparta Praha | 1-1 | Schalke 04 |
21:05 | EUL Group J | Tottenham | 2-1 | Anderlecht |
19:00 | EUL Group A | AFC Ajax | 0-0 | Fenerbahçe SK |
19:00 | EUL Group C | Borussia Dortmund | 4-0 | Gabala FC |