Skënderbeu “bombardon” Partizanin dhe rimerr kryesimin e kampionatit

Publikuar tek: sport, më 18:46 13-04-2015 Skënderbeu “bombardon” Partizanin dhe rimerr kryesimin e kampionatit

Me rezultatin 5-2 ka përfunduar supersfida e javës së 30-të midis Skënderbeut dhe Partizanit, me korçarët të cilët e shohin sërish vetën në krye të supërligës shqiptare. Kampionët në fuqi, duke shfrytëzuar gjithashtu barazimin e Kukësit në shtëpi ndaj Laçit, nuk kanë toleruar një hap fals në Korçë ndaj kryeqytetasve.

Ishin pikërisht vendasit ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 13 me Lilaj dhe nuk pritën shumë për të dyfishuar rezultatin me Latifin në minutën 38-të të ndeshjes. Racic në minutën e fundit të pjesë së parë ngushtoi rezultatin për Partizanin.

Megjithatë, skuadra e Josës e kishte të qartë objektivin e saj dhe vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, Berisha realizoi golin e tretë për vendasit. Stojkov dhe Radas shënuan gjithashtu në këtë ndeshje për Skënderbeun, ndërsa Racic shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Duros.

Më këtë humbje, Partizani ia ka vështirësuar punën vetes për të fituar titullin kampion, ndërsa në kampin tjetër, korçarëve u duhet të mos gabojnë në ndeshjet e radhës pasi Kukësi dhe Tirana ndodhen vetëm 1 dhe 3 pikë respektivisht larg vendit të parë.

Laçi ka konfirmuar sot se nuk trembet ndaj skuadrave pretendente në kampionatin shqiptar. Pas fitores të arritur javën e kaluar në shtëpi ndaj Skënderbeut, Laçi ka siguruar një barazim 0-0 ndaj Kukësit, çka ja vështirëson skuadrës verilindore rrugën drejt titullit kampion.

Edhe pse dominoi përgjatë gjithë 90 minutëshit Kukësi nuk mori më shumë se një pikë përballë bardhezinjëve të Cungut, barazim ky që cënon disi objektivin e Kukësit për t’u shpallur kampion në fund të sezonit. Një pikëshi i siguruar sot, nuk vlen shumë për Laçin por padyshim dëmton Kukësin që ndodhet vetëm 2 pikë larg Skënderbut dhe një fitore e korçarëve sot ndaj Partizanit, i rikthen ata në krye të tabelës.

Lexo edhe:

Skënderbeu-Partizani, sherr masiv mes tifozerive pak çaste para ndeshjes, policia nuk mban dot situatën (Video)

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090458393096924
array(1) { ["section"]=> string(71) "skenderbeu-bombardon-partizanin-dhe-rimerr-kryesimin-e-kampionatit-8604" }