"Skifterët" binjakë i shpëtojnë burgut, nuk dihet kush prej tyre është hajduti

Publikuar tek: aktualitet, më 21:24 05-05-2016 Dy vellezerit e akuzuar për vjedhje

Shqip

Dy binjakët shqiptarë, të arrestuar rreth një vit më parë për mbi 100 vjedhje në Itali, ka futur në telashe grupin hetimor. Ata janë pagëzuar me emrin “binjakët Lupin”, pasi ishin të pakapshëm, deri kur vitin e kaluar u arrestuan nën akuzën e vjedhjes së 100 banesave në veri të Italisë.

Bëhet fjalë për binjakët shqiptar Edmond dhe Eduart Trushi, 30 vjeç.  Në 2014, policia gjen një makinë tip “Benz Mercedes”, pas ndjekjes së njërit prej hajdutëve, i cili e braktisi atë në Sacile, e më pas u arratis në këmbë. Makina rezultoi e vjedhur me 2 tetor 2012 në Ferrara të Italisë.

Grupi hetimor analizoi bishtin e një cigareje të gjetur brenda saj, të cilën e çoi në laborator për të bërë analizën e ADN-së, që korrespondonte me atë të Eduard Trushit, që tashmë ishte në bakën e të akuzuarve.

30-vjeçari doli nga burgu duke fituar pafajësinë për vjedhjet e bëra. Motivi?  Eduarti dhe Edmondi kanë pothuajse  të njëjtën ADN, përveç disa dallimeve të vogla. Por për të gjetur fajtorin duhen analiza edhe më të thella, e për pasojë organet e akuzës nuk mund të fajësojnë asnjërin prej tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022761821746826
array(1) { ["section"]=> string(81) "skifteret-binjake-i-shpetojne-burgut-nuk-dihet-kush-prej-tyre-eshte-hajduti-39610" }