Skocezja e pasur që rekruton vajza-skllave për xhihadistët e Isis

Publikuar tek: bota, më 09:22 24-02-2015 Skocezja e pasur që rekruton vajza-skllave për xhihadistët e Isis Aqsa Mahmood, 20-vjeçarja zvicerane rekrutuese per xhihadistet

Për të rekrutuar xhihadiste për Kalifin është Aqsa Mahmood, një vajzë skoceze 20 vjeç që kur ishte fëmijë lexonte “Harry Potter” dhe që është edukuar në shkollat më të mira të Glasgow dhe që sot drejton një brigadë femërore që në Raqqa survejon bordellot me gra skllave të destinuara për militantët e shtetit islamik. Aqsa Mahmood lindi në një nga lagjet më të pasura të Glasgow ku babai Muzaffar kishte mbërritur në vitet 70 i shoqëruar me famën dhe me rrogën me shumë zero e nxjerrë nga fakti se ishte lojtari i parë kriket pakistanez në Skoci. Nga martesa me Khalidën, edhe ajo pakistanezë, lindën katër fëmijë, të gjithë të edukuar në shkolla private skoceze deri tek liceu prestigjoz Craigholme. Ishte një botë privilegjes që shihte Aqsa të rritej duke dëgjuar Coldplay, duke lexuar “Harry Potter” dhe duke shkuar me mikeshat për të parë “The Hunger Games”. Në dhomën e saj  janë akoma bishtalecat e ngjyrosur që varen tek llampat, shtatorin e kaluar kur bëri karrierë në strukturën e brendshme të Califfatit të Abu Bakr Al-Baghdadi. 

Lamtumira e 2013

Dukej një histori suksesi integrimi në Britani por ishte zhvendosur. Në nentor të 2013 Aqsa vetëm 19 vjeç, u thotë prindërve se do të shkojë të bëjë një udhëtim, i përshëndet duke i përqafuar, puth gjyshen duke i thënë “me bekimin e Allahut” dhe zhduket për 96 orë kur telefonon në shtëpi nga Siria për ti thënë familjes se kishte zgjedhur Xhihadin. Prindërit, e dëshpëruar, i kërkojnë të kthehet, po ajo tashmë ishte në një botë të ndryshme, dhe ishin mediat pakistaneze që e zbuluan shtatorin e kaluar që kishte bërë karrierë në strukturën e brendshme të Kalifatit të Abu Bakr Al Baghdadi.

Qëndron në fakt në Raqqa, kryeqytet, u martua me një xhihadist të huaj dhe merr një detyrë me përgjegjësi të lartë: drejton një skuadër policie femërore “Brigada Al Khamsaa” që drejton një nga bordellot ku u mbyllën vajza të rrëmbyera në Irak e të transformuara në skllave që iu kalonin militantëve të Isis. Aqsa Mahmood në mënyrë të vecantë drejtonte një grup xhihadistesh të huaja, britanike por ndoshta edhe franceze, detyra e të cilave ishte të bindnin gratë-skllave “që të mos bënin rezistencë” përballë dëshirave të Califit.

Propaganda në web

Për inteligjencën britanike hyri në listën e më të kërkuarve dhe është duke u marrë edhe me rrjetet sociale për të përhapur mesazhin e Kalifit në Britaninë e Madhe, poston video dhe komente të kuranit. Ishte një twitter i saj me anë të të cilit u arrit të gjendej të paktën një nga tre adoleshentet britanike që në javën e fundit mbërritën në Siri. Bëhet fjalë për Shamima Begum, 15 vjeç, Kadiza Sultana, 16 dhe Amira Abase, 15 vjec që pasi kanë lënë familjet respective në lagjet orfientale të Londrës, udhëtuan nga Gatwick drejt Stambollit e më pas, nëpërmjet kufirit tokësor shkuan drejt Sirisë ku janë vendosur në qytetin Tal Abyad, të kontrolluar nga Isis, në shoqërinë e një nga xhihadistëve të Kalifatit. Familja Mahmood në Glasgoë është nën shok, flet nëpërmjet një avokati: “Aqsa është një e keqe e madhe për të gjithë ne jemi të mbushur me zemërim për veprimet e vajzës sonë, duke përfshirë edhe rekrutimin e këtyre vajzave të reja britanike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0137619972229
array(1) { ["section"]=> string(70) "skocezja-e-pasur-qe-rekruton-vajza-skllave-per-xhihadistet-e-isis-4263" }