Skocia paraqet planin për të qëndruar në tregun e përbashkët pas “Brexit”

Publikuar tek: bota, më 00:37 21-12-2016 Skocia paraqet planin për të qëndruar në tregun e përbashkët pas “Brexit”

Kryeministri skocez, Nicola Sturgeon paraqiti sot planin e tij ndërsa Skocia që votoi për të qëndruar në Bashkimin Evropian të mbetet një anëtare në tregun e përbashkët evropian pavarësisht “Brexit”, duke kërcënuar sërish për një referendum pavarësie nëse do të jetë e nevojshme.

“Jemi të vendosur në mënyrë që Skocia të ruajë pozicionin e saj brenda tregut të përbashkët”, deklaroi Sturgeon në Edimburg, gjatë prezantimit të planit për të ruajtur pozicionin në tregun e përbashkët evropian.

“Pranoj faktin se ka një mandat të kërkuar nga Anglia dhe vendet e Uellsit për daljen e Britanisë Madhe nga Bashkimi Evropian. Por nuk pranoj idenë që të ekzistojë një urdhër për të nxjerrë jashtë disa palë siç është rasti i Britanisë Madhe nga tregu i përbashkët”, u shpreh ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1188690662384
array(1) { ["section"]=> string(77) "skocia-paraqet-planin-per-te-qendruar-ne-tregun-e-perbashket-pas-brexit-63277" }