Skocia vendos për referendumin e dytë për largimin nga Britania, kryeministrja nuk tërhiqet

Publikuar tek: bota, më 15:55 09-03-2017 Skocia vendos për referendumin e dytë për largimin nga Britania, kryeministrja nuk tërhiqet

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon njoftoi sot se, në rast të një referendumi të ri për pavarësi për të parandaluar efektet e Brexit, atëhere vjeshta e 2018-ës do të ishte periudha më e favorshme për të organizuar një proces të tillë.

E intervistuar nga BBC në kuadër të një dokumentari të titulluar “Brexit”, marrëveshja më e rëndësishme politike e Britanisë së Madhe, në lidhje me mundësinë e një referendumi të dytë për vetëqeverisje dhe momentin më të përshtatshëm për ta organizuar, kryeministrja mbështetëse e pavarësisë siguroi se asgjë nuk përjashtohej.

Në fund të dhjetorit, Nicola Sturgeon prezantoi planin e saj, pasi Skocia votoi 62 për qind pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, për të vijuar që vendi të mbetej anëtar i tregut të përbashkët evropian, pavarësisht Brexit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011965990066528
array(1) { ["section"]=> string(96) "skocia-vendos-per-referendumin-e-dyte-per-largimin-nga-britania-kryeministrja-nuk-terhiqet-71341" }