Skrapari nderon socialistin Spartak Braho, i jepet titulli “Qytetar Nderi” (Motivacioni)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:05 22-01-2021 Skrapari nderon socialistin Spartak Braho, i jepet titulli “Qytetar Nderi” (Motivacioni) Deputeti Spartak Braho

Bashkia e Skraparit nderonr deputetin socialist Spartak Braho, duke i akorduar titullin “Qytetar Nderi”.

Këshilli Bashkiak Skrapar ka miratuar në një mbledhje në orës 12:00 të kësaj të premte 22.01.2021 propozimin për dhënien e këtij titullit për Brahon. Propozimi u miratua në mënyrë unanime.

Motivacioni “Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.

Po ashtu, sot u miratua edhe propozimi për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, për profesorin e nderuar Xhaferr Ibro. Ky titull i jepet Ibros pas vdekjes, si një ndër kontribuuesit e rrallë në arsimimin e sa e sa brezave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë: Pacientët në Shqipëri po marrin trajtime të mangëta e të gabuara, për COVID-19
E nisi ‘vrullshëm’ te Nisma bashkë me Rudina Hajdarin, por u largua, flet Rezart Prifti: Nuk ka alternativë »
Article Logic
Execution time: 0.013314962387085
array(1) { ["section"]=> string(90) "skrapari-nderon-socialistin-spartak-braho-i-jepet-titulli-qytetar-nderi-motivacioni-235972" }