Skuadra e zemrës ia bën natën të paharrueshme, META shpërndan videon e festës së papërmbajtshme në Romë: Shkëlqyet gjatë gjithë ndeshjes (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 21:48 07-11-2019 Skuadra e zemrës ia bën natën të paharrueshme, META shpërndan videon e festës së papërmbajtshme në Romë: Shkëlqyet gjatë gjithë ndeshjes (VIDEO) Momenti i shënimit të golit të fitores dramatike të Celtic-ut sot në mbrëmje ndaj Lacios

Presidenti Ilir Meta i është gëzuar pa masë triumfit të skuadrës skoceze Celtic ndaj Lacios në Romës mbrëmjen e sotme duke triumfuar në kohën shtesë me rezultatin 1-2, fitore që i siguron kualifikimin në raundin e 1/16 të Europa League-ës.

Meta nuk ka qenë i pranishëm në stadiumin e kryeqytetit italian ‘’Olimpico’’, por nuk e ka fshehur entuziazmin për golin dramatik Olivier Nthcam në minutën 90+5 të takimit.

‘’Triumf fantastik i Celtic-ut në Romë! Tre pikë të siguruara në sekondat e fundit vulosin kualifikimin për në fazën tjetër. Faleminderit për emocionet e jashtëzakonshme që na dhuruat sot, djema! Përqafime të zjarrta për tifozët e mrekullueshëm që shkëlqyen gjatë gjithë ndeshjes!’’, shkruan Meta në profilin e tij në ‘’Twitter’’ duke shpërndarë video-n e festës së çmendur të tifozëve skocezë.

Presidenti njihet si tifoz i flaktë i skuadrës më të suksesshme skoceze Celtic. Meta ndodhet në Itali, ku do të takohet nesër me komunitetin arbëresh të Kalabrisë.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075778961181641
array(1) { ["section"]=> string(147) "skuadra-e-zemres-ia-ben-naten-te-paharrueshme-meta-shperndan-videon-e-festes-se-papermbajtshme-ne-rome-shkelqyet-gjate-gjithe-ndeshjes-video-185090" }