Skuadrat e dezifektuesve në Gjirokastër depertojnë ne mjediset e brendeshme të pallateve

Publikuar tek: aktualitet, më 17:42 26-03-2020 Skuadrat e dezifektuesve në Gjirokastër depertojnë ne mjediset e brendeshme të pallateve

Skuadrat e dezifektimit me solucion klori në Gjirokastër kanë nisur të kryejnë procesin e sperkatjes edhe në mjediset e brendshme të banesave me bashkëpronësi. Punonjësit e Drejtorisë së Sherbimeve Publike kanë ndërhyrë edhe në banesa dhe mjedise private kur kjo gjë ështe kërkuar nga vetë pronarët.

Dezinfektimi ka vijuar në pallatet në lagjeve më të pupulluar të qytetit: "Granicë", "18 Shtatori", "Palorto", dhe një pjesë të pallateve në lagjen "Kodra e Shtufit" Vëmendje e veçantë është treguar edhe në zonat e banuara rurale dhe mjediset e lagjes periferike ku jeton komuniteti rom.

90693931_256667438682982_1786321617605885952_n.jpg

Sipas kryebashkiakut Flamur Golemi, në kuadër të masave mbrojtëse dhe parandaluse nga COVID-19, skuadrat dhe mjetet kanë kryer sperkatjen e të gjitha rrugëve dhe mjediseve të hapura në qytet. Për dezifektim përdoret solucion klori, i cili shpërndahet me punonjës të mbrojtur të emergjencave civile dhe me mjete të posaçme të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

90676531_147676263243736_4940781745680154624_n.jpg

Komandanti i këtij reparti Kujtim Bizhga tha për Newsbomb.al se automjetet speciale kanë vazhduar këtë proces prej 8 ditesh duke spërkatur nga 10 orë në ditë.

Spërkatja e mjedisit ka përfunduar në rrugët dhe sheshet publike të qytetit, në zonat rurale të njësisë administeative Picar, Cepo e Odrie dhe në ditët e ardhëshme edhe në Lunxhëri, Lazarat dhe Antigone.E.S.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010262012481689
array(1) { ["section"]=> string(95) "skuadrat-e-dezifektuesve-ne-gjirokaster-depertojne-ne-mjediset-e-brendeshme-te-pallateve-200182" }