Skualifikimi nga PD, reagon për herë të parë Tritan Shehu: Vlerësimi i vërtetë për mua ishte votimi i anëtarësisë në Gjirokastër, askush tjetër s'më ndalon dot...

Publikuar tek: politike, më 17:52 23-10-2020 Skualifikimi nga PD, reagon për herë të parë Tritan Shehu: Vlerësimi i vërtetë për mua ishte votimi i anëtarësisë në Gjirokastër, askush tjetër s'më ndalon dot...

Pas lajmit të dalë mbrëmjen e djeshme në media ku thuhej se Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve në PD kishte skualifikuar nga gara emra të rëndësishëm në këtë parti si Ervin Salianji apo Tritan Shehu, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i Shëndetësisë është shprehur se nuk ka dëshirë të komentoj disa mendime negative ndaj tij të një "komisioni".

Sipas tij, vendimin për të kandiduar për deputet pas votimit të anëtarësisë e ka vetëm kryetari i P, Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe askush tjetër, duke nënkuptuar se nuk e pranon vendimin e Komisionit të PD për përzgjedhjen e kandidatëve.

Shehu thotë se vlerësimi i vërtetë për të ishte votimi i anëtarësisë në Gjirokastër, dhe vetëm ata mund t'ia hapin apo mund t'ia mbyllin derën.

Postimi i plotë:

Ne pergjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te nje «komisioni», po rendis disa rreshta.

Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje «komisioni», kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese.

Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, minister, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:

1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.

2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi antaresia e PD se Gjirokastres, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja shtatzënë Blerina Gjylameti preket nga koronavirusi
Rekord votash/ Newsbomb.al mbyll SONDAZHIN: Si e vlerësuan shqiptarët PUNËN e MINISTRAVE të RAMËS (RENDITJA) »
Article Logic
Execution time: 0.013369083404541
array(1) { ["section"]=> string(163) "skualifikimi-nga-pd-reagon-per-here-te-pare-tritan-shehu-vleresimi-i-vertete-per-mua-ishte-votimi-i-anetaresise-ne-gjirokaster-askush-tjeter-s-me-ndalon-dot-224895" }