Skulptori i njohur i prekur nga Covid vdiq pasi kishte nevojë urgjente për gjak, revoltohet deputeti Fate Velaj: BAJO nuk është më, unë s’e ndihmova dot, as ti, as shteti!

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 09-08-2020 Skulptori i njohur i prekur nga Covid vdiq pasi kishte nevojë urgjente për gjak, revoltohet deputeti Fate Velaj: BAJO nuk është më, unë s’e ndihmova dot, as ti, as shteti! Arben Bajo

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital skulptori i njohur Arben Bajo, i cili ishte infektuar me Covid.

Bajo ndodhej në gjendje të rëndë dhe i intubuar te spitali Infektiv, ndërsa dje miqtë e tij bënë apel se 53 vjeçari ka nevojë urgjente për gjak A-NEGATIV nga një person që ka kaluar koronavirusin.

Lidhur me këtë lajm të trishtë, ka reaguar i revoltuar deputeti Fate Velaj, i cili në postimin e tij shkruan se askush nuk e ndihmoi dot.

“ARBEN BAJO nuk është më.  Unë nuk e ndihmova dot. As ti. As ai dhe ajo. As shteti. As Vace Zela.  Bronxi i saj. Kitara.

As Sebastian Vaca tek "Vdekja e një artisti" në dekadencën e një shoqërie "elitare" dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj, tekat e saj. R. I. P. Kohës Tonë. R. I. P. Bronxit”, shkruan Velaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011538028717041
array(1) { ["section"]=> string(172) "skulptori-i-njohur-i-prekur-nga-covid-vdiq-pasi-kishte-nevoje-urgjente-per-gjak-revoltohet-deputeti-fate-velaj-bajo-nuk-eshte-me-une-s-e-ndihmova-dot-as-ti-as-shteti-216555" }