Skyscanner: Dhërmiu ndër 20 plazhet më të bukur të Europës

Publikuar tek: ekonomi, më 15:13 07-06-2016 Skyscanner: Dhërmiu ndër 20 plazhet më të bukur të Europës

Kompania e njohur britanike e udhëtimeve ka detajuar një listë me 20 plazhet më të mira të Europës. Mes 20 “mrekullive të natyrës”, në vend të 17-të  renditet Shqipëria me plazhin e Dhërmiut.

‘Nëse keni nisur planifikimet për pushime dhe nuk dini ku të shkoni,  për këtë ju vjen në ndihmë një listë me 20 plazhe sekrete përgjatë Europës, për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë’, shkruan Skyscanner.

E para në listën e 20 plazheve secrete të  Europës  renditet Italia me një plazh në Korsikë.  Pas saj renditet plazhi Cala de sa Forcanera në Spanjë.

Në vendin e tretë, kompania britanike rendit Anamur në Turqi dhe që mund të gjendet lehtësisht pasi është shumë afër me Antalian.

Në vendin e katërt dhe të pestë gjenden përkatësisht dy plazhe në Britani dhe në Skoci.

Plazhi i Dhërmiut në Shqipëri renditet në vendin e 17-të. Ja sesi e përshkruan Skyscanner këtë plazh:

“Nuk keni dëgjuar më parë për Rivierën shqiptare? Duhet ta kishit bërë. Në të një ardhme jo shumë të largët këto brigje do të kthehen ne një destinacion të lakmuar për britanikët që janë në kërkim të destinacioneve me plazhe të virgjëra dhe pushimeve plot diell. Udhëtimi në Dhërmi nuk është edhe aq i thjeshtë sepse do t’ju duhet të përballeni me kalime nëpër mal që kërkojnë nerva të qeta, megjithatë gjithçka do t’ia vlejë kur të arrini atje”, shkruan Skyscanner.

Përpara Dhërmiut, kompania britanike rendit plazhin Saharun në Kroaci, ndërsa në vendin e 18-të gjendet Dune du Pyla në, Francë. Renditjen e mbyll plazhi i Cala Xarraca në Spanjë, nje tjetër mrekulli e pazbuluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021905899047852
array(1) { ["section"]=> string(63) "skyscanner-dhermiu-nder-20-plazhet-me-te-bukur-te-europes-42737" }