Sllovakia shuplakë globalistëve, refuzon paktin e Kombeve të Bashkuara për migracionin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:51 25-11-2018 Sllovakia shuplakë globalistëve, refuzon paktin e Kombeve të Bashkuara për migracionin

Kryeministri sllovak Peter Pellegrini njoftoi pas samitit të Bashkimit Europian se vendi i tij nuk do ta mbështesë Kompaktin e Kombeve të Bashkuara për Migracionin Global.

“Sllovakia nuk do ta mbështesë paktin e Kombeve të Bashkuara në asnjë rrethanë dhe nuk do të bie dakort me të”, tha Pellegrini.

Kompakti Global për Migracionin e Sigurt dhe të Rregullt do të nënshkruhet në Marrakech në dhjetor.

Refuzimi i paktit mund të paraqesë probleme për qeverinë e Pellegrini, pasi ministri i Jashtëm Miroslav Lajçak i cili ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka kërcënuar se do të dorëhiqet.

Ky pakt i Kombeve të Bashkuara është kundërshtuar edhe nga qeveri të tjera populiste në Europë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02319598197937
array(1) { ["section"]=> string(92) "sllovakia-shuplake-globalisteve-refuzon-paktin-e-kombeve-te-bashkuara-per-migracionin-142864" }