Slloveni, zyrtarët e shtetit takim për masat kundër terrorizmit dhe fluksit të emigrantëve

Publikuar tek: politike, më 15:23 21-04-2016 Slloveni, zyrtarët e shtetit takim për masat kundër terrorizmit dhe fluksit të emigrantëve

Në konferencën ndërkombëtare që u mbajt në Slloveni, në kuadër të Procesit të BRDO-s, Ministria e Punëve të Brendshme është përfaqësuar nga Zv.Ministri  lir Marko dhe Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi.

Qëllimi i këtij takimi ishte menaxhimi i flukseve të emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit, çështje për të cilat shteti shteti shqiptar ka shprehur mbështetjen të plotë në kuadër të nismave të ndërmarra enkas për këtë qëllim. Pjesëmarrësit në takim kanë theksuar se këto takime janë një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta ndaj sfidave me të cilat ndeshen të gjitha vendet e rajonit. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit kërkon një bashkëpunim e ndërveprim aktiv, dhe në këtë kuadër u vlerësua nisma e ËBCTi-së në të cilën kanë aderuar 17 shtete dhe disa organizma të posaçme të BE-së.

Në lidhje me fluksin e emigrantëve, pjesëmarrësit diskutuan rreth menaxhimit të valës migratore duke paraqitur individualisht përvojën e shteteve të tyre gjatë muajve të fundit.

Në mbledhje u konkludua që është e nevojshme të sigurohet mbështetje dhe ekspertizë në fusha të tilla si: mbrojtja efektive e kufijve, duke përfshirë dhe parandalimin e trafikut të emigrantëve dhe trafikut në njerëz; si dhe sigurimi i infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e emigrantëve.

marko1.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096089839935303
array(1) { ["section"]=> string(95) "slloveni-zyrtaret-e-shtetit-takim-per-masat-kunder-terrorizmit-dhe-fluksit-te-emigranteve-38271" }