Sllovenia alarmohet nga milicia e armatosur e një politikani

Publikuar tek: bota, më 07:10 05-09-2018 Sllovenia alarmohet nga milicia e armatosur e një politikani

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka shprehur shqetësim për disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, në të cilat shihet një grup i armatosur me maska, që udhëhiqet nga një ish-kandidat presidencial, Andrej Sisko.

 

Politikani Sisko ka thënë se grupi i tij është parë duke kryer stërvitje me qëllim të “ruajtjes së paqes dhe rregullit” nëse ka nevojë.

Pahor në anën tjetër ka thënë se nuk ka vend për një grup të tillë një shtetin “e sigurt”, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

Ndërkohë, policia ka nisur hetim për këtë grup, i cili është parë me armë, mirëpo ka mohuar se i përket njësisë paramilitare.

Në disa pamje të publikuara në Facebook, shihen rreth 70 persona të maskuar duke kryer një “betim solemn”.

Grupi drejtohet nga Sisko, i cili më herët ka qenë në burg për tentim-vrasje.

Ai pati fituar 2.2 përqind të votave vitin e kaluar, kur ka garuar për president në shtetin e vogël evropian.

Kabineti i presidentit Pahor ka thënë se “Sllovenia është shtet i sigurt në të cilin nuk i lejohet asnjë personi të paautorizuar të kujdeset në mënyrë të paligjshme për sigurinë e shtetit apo kufijve”.

Sisko, në anën tjetër ka pretenduar se grupi në fjalë nuk është duke bërë asgjë joligjore.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013083934783936
array(1) { ["section"]=> string(67) "sllovenia-alarmohet-nga-milicia-e-armatosur-e-nje-politikani-133191" }