‘Smile Albania’, Rama: Turistët gjermanë po dynden drejt brigjeve shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 20:17 16-07-2019 ‘Smile Albania’, Rama: Turistët gjermanë po dynden drejt brigjeve shqiptare

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar çeljen e sezonit të dytë të projektit ‘Smile Albania’, i cili i vjen në ndihmë të gjithë turistëve që zgjedhinë Shqipërinë për pushimet e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka kujtuar një artikull që ka lexuar në një gazetë gjermane, që shkruante se turistët gjermanë po largohen drejt brigjeve shqiptare.

Sipas Ramës, me anë të kësaj  nisme nuk është thjesht vendi ynë që po zbulohet, po turistët që kanë qenë një herë të kthehen prap.

‘Bëhet fjalë për një pasuri të jashtëzakonshme që është abuzuar për shumë vite. Më kujtohet para disa ditësh kur lexova në një gazetë gjermane që shkruante që turistët gjerman po largohen drejt brigjeve të Shqipërisë. Është një sfidë më vete. Nuk është që thjesht vendi yt po zbulohet, po që ata që kanë qenë një herë të kthehen. Janë shumë pak ato ditët që turistët të falin një episode pa cilësi. Kjo nismë ka të mirën që me një shpejnzim të vogël, e përmirëson shum marrëdhënien e vizitorëve kudo ku kto pikat e kontaktit vendosen’, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026891946792603
array(1) { ["section"]=> string(78) "smile-albania-rama-turistet-gjermane-po-dynden-drejt-brigjeve-shqiptare-172418" }