Një mesazh që i ka mbërritur drejtorit të ABC News Armand Shkullaku gjatë emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, dhe i fiksuar nga kamerat e Klan, duket se e nxehu drejtorin Shkullaku.
Ishte nata, kur analistët ishin përballë Ministrit Tahiri, duke e vënë atë në “provë” për qëndrueshmërinë e deklaratave, post-Lazarat.
Po në fakt, çfarë shkruhet në mesazhin që irritoi Shkullakun? Nga ajo që lejohet të shihet nga mesazhi flitet për emërimet nepotike në administratën e policisë.
Për Kuçovën, që në mesazh quhet “Q.Stalin”, në mesazh thuhet se drejtori i SHKB eshtë emërim i bërë nga dy biznesmenët Qirici, “Landi apo…”.
Në Lezhë drejtori është emëruar nga “Beso i Partisë”, a i i qarkullimit rrugor në Tiranë; drejtori i Fierit nga grupi i naftës; Krenar Cenollari, mik i Frrokëve dhe i ministrit që e la të ikte”, shkruhet në mesazh.
Mesazhi vazhdon edhe më tutje, duke përmendur drejtorin e SHKB, Skëndo, përmendet emri i Arben Qimes, dhe drejtori i Fierit, por që nuk kuptohet qartë se ç’thuhet.
Ka vetëm një dyshim: Kush ia ka dërguar Shkullakut mesazhin në telefonin e tij? Për të kuptuar këtë, ndoshta duhet të kuptojmë se kush përmend “Beson e partisë”, në mediumet politike dhe të opinionit publik, duke e pasur llafin për Beso Sulon, pronar i Tajvanit në qendër të Tiranës.