“Snack bar” ironia e Bujar Kapexhiut me batërdinë që po ndodh në Butrint

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:21 13-10-2017 “Snack bar” ironia e Bujar Kapexhiut me batërdinë që po ndodh në Butrint

“Snack bar” është ironia e fundit e hedhur në karikaturë nga mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu. Pikërisht, në qendër të Teatrit antik të Butrintit, të kësaj pasurie që ruhet nga UNESCO, Kapexhiu ka vendosur një tendë kioskë, ku shënohet snack bar.

E gjithë kjo është vendosur në skenën e Teatrit të Butrintit, aty ku në fakt, duhet të kishte vend vetëm për artin, por që tanimë, është kthyer për suflaqe, sanduica, për salca të ndryshme e birra.

Duhet pranuar që ditët e fundit, ndërtimi që po ndodh në Butrint ka tërhequr vëmendjen e të gjithë aktorëve. Edhe pse është kërkuar pezullimi i punimeve, kamerat nuk lejohen brenda parkut, ndërkohë ministrja Kumbaro nuk arriti as të mbronte këtë ndërtim pa leje brenda zonës antike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021228075027466
array(1) { ["section"]=> string(76) "snack-bar-ironia-e-bujar-kapexhiut-me-baterdine-qe-po-ndodh-ne-butrint-95773" }