Snoop Dogg ndalohet në aeroportin italian, autoritetet i sekuestrojnë paratë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:23 02-08-2015 Snoop Dogg ndalohet në aeroportin italian, autoritetet i sekuestrojnë paratë

Reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg është ndaluar në një prej aeroporteve të Kalabrisë në Itali, prej të cilit do të nisej drejt Britanisë së Madhe.

Ndalimi i tij është kryer për shkak të shumës të parave që reperi kishte me vete, plot 442 mijë dollarë. Sipas ligjit që funksionon në të gjithë Bashkimin Europian, shumë e parave më e madhe se 10 mijë euro duhet të deklarohet gjatë udhëtimeve me avion, çka Snoop Dogg nuk e kishte bërë.

Për këtë arsye, autoritet e Italisë i kanë bllokuar amerikanit gjysmën e parave të thata që kishte me vete. Zyrtarët italianë janë shprehur se paratë do i kthehen sërish reperit, por ai duhet të pagujë gjithsesi një gjobë për veprimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022410154342651
array(1) { ["section"]=> string(81) "snoop-dogg-ndalohet-ne-aeroportin-italian-autoritetet-i-sekuestrojne-parate-17543" }