Snoop Dogg në radarin e shërbimeve sekrete pas videoklipit ku "vret" Donald Trump

Publikuar tek: bota, më 22:12 15-03-2017 Snoop Dogg në radarin e shërbimeve sekrete pas videoklipit ku

Video e reperit Snoop Dogg ku duket teksa “ekzekuton” presidentin amerikan Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen e shërbimeve sekrete amerikane.

Një prej përgjegjësve për sigurinë e presidentit tha për TMZ se ekipi është vënë në dijeni për video-n ditën e hënë dhe e ka raportuar atë te shërbimet sekrete. Por nuk dihet nëse hetimet do të vijojnë për të përcaktuar nëse reperi përbën rrezik, shkruan Newsbomb.al.

Ai tha se incidenti është i ngjashmë me thirrjen e Madonna-s, për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë, të cilën poashtu e kanë raportuar te shërbimet sekrete.

Vetë Donald Trump tha se ishte ndjerë i shokuar kur e pa videon. Ai u shpreh se Snoop Dogg meriton burg, e nëse do ia kishte drejtuar pistoletën Obamës, revolta do ishte shumë më e madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokuese, babai detyron vajzën të prostituojë pasi merr vesh çfarë kishte bërë 16-vjeçarja
Europa ‘zgjohet’ e qetë, radikali islamofob humbet zgjedhjet »
Article Logic
Execution time: 0.010164976119995
array(1) { ["section"]=> string(85) "snoop-dogg-ne-radarin-e-sherbimeve-sekrete-pas-videoklipit-ku-vret-donald-trump-72038" }