Socialistët hapën me forcë derën e këshillit të qarkut në Lezhë, ish-nën/kryetari jep 'lamtumirën'

Publikuar tek: politike, më 20:53 11-09-2019 Socialistët hapën me forcë derën e këshillit të qarkut në Lezhë, ish-nën/kryetari jep 'lamtumirën'

Ditën e djeshme këshilli bashkiak i Lezhës ka përdorur forcën për t’u futur në ambjentet e institucionit, duke thyer derën kryesore.

Nga ana tjetër ish-nënkryetari i qarkut ka akuzuar drejtuesit e rinj se kanë uzurpuar me polici institucionin.

Marku pretendon se mandatet e Këshillit të qarkut janë antiligjore dhe për këtë do t'i drejtohen Gjykatës Administrative.

Përmes një statusi në 'Facebook', Marku tregon të gjithë ngjarjen që është përballur dhe jep 'lamtumirën' duke lëshuar zyrën.

Statusi i plotë:

Dje me datë 10.09.2019, si çdo ditë në orën 8 pa 5 minuta të mëngjesit isha duke shkuar për në zyrë. Në moment u shtanga dhe u befasova nga një rrethim policor të ndertesës së Këshillit të Qarkut Lezhë. Vallë thashë çdo të ketë ndodhur?! Pyes pse dhe për çfarë është? Mendova mos ndonjë element keqberës ka thyer zyrat gjatë natës për ndonjë gjë të keqe. Pse mos të më shkoje në mendje. Në Shqipëri jemi, gjithçka mund të ndodhë. U tha që do të marrin zyrat drejtuesit e rinj. Hej thashë ja që duhet të ndodh edhe kjo. Po pse bre duhet të keqperdoret policia?! A ka pak punë policia me situaten e rënduar dhe problematikat që po kalon sot Shqipëria dhe të merret me dergimin me forcë në menyrë jo ligjorë drejtues institucionesh në zyrat shtetërore. Nuk di ç'të them, por në veprimtarinë time politikë me ka rastisur të perballem me gjëra jo të kendshme në keto vite të vështira tranzicioni në Shqiperi dhe sidomos në vitet 1991, 1996, 1997, 2005, por ky lloj rotacioni "paqësor" me "ndihmën policore" nuk e kisha provuar dhe as menduar. E provova dhe e përjetova në 2019 në shekullin 21 dhe pra pikërisht kur Shqipëria ime pretendon se është kandidate e denjë për në Bashkimin Europian. Nuk e di por nqs duke vepruar keshtu shkojmë në Europë nuk me mbetet gje tjeter të them, por kurrë mos shkofshim. U zgjata pak shumë rreth kesaj situate që nuk është e mirë në një largim nga një funksion në mbarim të një mandati, por kjo lloj sjellje e pushtetit ma detyroi. Se si kanë rrjedh ngjarjet e kesaj paligjshmerie i kam sqaruar vetem duke ju referuar ligjit në një shkrim timin në një gazetë e cila është e shperndarë në statusin tim me datë 09.09.2019.
Sot e filloj diten i lirë nga angazhimi im në një pergjegjesi shteterore, ( Megjithse 10 vjet 2003-2013 kam kontribuar pa asnjë lloj shperblimi financiar dhe i pa punësuar por në menyrë vullnetarë si Kryetar PS Rrethit dhe Qarkut Lezhë) por asnjeherë nga angazhimi im i përhershem ndaj njerezvë që me kanë mbeshtetur dhe me mbeshtesin si dhe gjithë dashamirsve të mi të shumtë.
Gjej rastin në ketë përfundim mandati si Zv/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë të falenderoj Kryetarin Zotin Gjok Ndoka për mirkuptimin e vazhdueshem dhe dashamiresinë e treguar, të gjithë Antareve të Këshillit Qarkut dhe çdo punonjes të administratës për punen e përkushtimin e treguar përgjatë ketyre katër viteve në kryerjen e detyrave dhe padyshim edhe familjen time që gjithnjë në saj të angazhimeve të mija politike e shteterore te cilet jo ne pak raste nuk e kanë ndjerë ndihmen time që duhet të kisha dhenë si bashkeshort dhe prind.
Gjithashtu dua t'i kerkoj falje çdo kujt që mendon se unë duhet ta kish ndihmuar më shumë në funksionin që kam pasur. Një gjë duhet ta di gjithsecili se vullneti im, përkushtimi dhe sakrifica për të ndihmuar njerëzit ka qenë e vazhdueshme por mundesia dhe hapesira jo në pak raste kanë qene të pakta.
Zoti e ruajtë Lezhen nga çdo e keqë!
Uroj më të miren për çdo banorë të Qarkut Lezhë!
Nuk më mbetet gjë tjeter të them, perveçse një Faleminderit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007188081741333
array(1) { ["section"]=> string(102) "socialistet-hapen-me-force-deren-e-keshillit-te-qarkut-ne-lezhe-ish-nen-kryetari-jep-lamtumiren-178123" }