Socialistët s’pyesin për masat anti-Covid: Para kamerave ruajnë distancën dhe vendosin maska, por në kafe ngjiten “kokë më kokë” (FOTOT FLAGRANTE)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:42 04-07-2020 Socialistët s’pyesin për masat anti-Covid: Para kamerave ruajnë distancën dhe vendosin maska, por në kafe ngjiten “kokë më kokë” (FOTOT FLAGRANTE) FotoMontazh: Socialistet harrojne rregullat per covid-19

Pavarësisht situatës alarmante të krijuar në vend si pasojë e përhapjes masive të COVID 19, ku prej disa ditësh rastet e reja dhe numri i viktimave është në rritje, të parët që mesa duket nuk duan t’ia dinë janë vetë deputetët.

Në media deputetë dhe ish-deputetë shfaqen duke ruajtur distancën apo dhe duke mbajtur maska, por menjëherë sapo “llampa e kuqe” e kameras fiket rregullat e distancimit harrohen fare. Newsbomb.al raporton sot me foto një rast flagrantë të deputetëve socialistë në Vlorë, gjatë një aktiviteti për përfaqësimin gjinor të gruas.

Sikur të mos mjaftojë gjendja në të cilën ndodhet vendi dhe shkelja e rregullave me të dyja këmbët nga ata që na drejtojnë, fotot hidhen në rrjetet sociale nga vetë ata, madje me krenari, raporton newsbomb.al.

Fotot e mëposhtme janë bërë gjatë aktivitetit në fjalë dhe qartësisht shihet se të gjitha rregullat kundër përhapjes së COVID-19 janë shkelur.

-Së pari, aktiviteti zhvillohet në ambient të mbyllur dhe asnjë prej dritareve nuk është e hapur;

-Së dyti, në këtë ambient që shihni në foto (ndoshta sallë restoranti) janë mbi 30 persona, disa prej të cilëve janë me maskë, por dhe ata ose e mbajnë varur në dorë ose “mbrojnë qafën”;

-Së treti, edhe sikur të marrim të mirëqenë ruajtjen e distancës me karriget e larguara pakëz, në fund të takimit pjesëmarrësit nuk i rezistojnë një fotoje së bashku. E sigurisht, pa maska, pa doreza dhe të përqafuar;

-Dhe së katërti, menjëherë pas aktivitetit deputetë e ministra janë shtruar në një nga kafet e Vlorës sikur të ishin  në ditë normale, ngjitur “kokë më kokë”. Për distancë dhe maska as që bëhet fjalë…

FOTOT FLAGRANTE:
106720863_10159908981902926_2936804864543785008_o.jpg
107217862_10159908979277926_4175370864976975543_n.jpg
82720446_10159908979412926_2776279382172196174_n.jpg
106923123_10159908979587926_8783019903240858973_n.jpg
106719260_10159908979657926_8434174152804396220_n.jpg
106996189_10159908979722926_2368640700830376756_n.jpg
107020801_10159908979812926_6916149419331602277_n.jpg
107096120_10159908979882926_8078039726821182390_n.jpg
107096957_10159908980217926_2092125010135981940_n.jpg
106802326_10159908980707926_6725871601587716393_n.jpg
106958021_10159908980932926_1422809067037238523_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009857177734375
array(1) { ["section"]=> string(147) "socialistet-s-pyesin-per-masat-anti-covid-para-kamerave-ruajne-distancen-dhe-vendosin-maska-por-ne-kafe-ngjiten-koke-me-koke-fotot-flagrante-212841" }