Sekretarja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ironizon keq dy ish-socialistët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të cilët tanimë janë larguar nga Partia për të krijuar një të re, emri i së cilës, deri tani njihet si “Lista”.
Ndërsa shpërndan këtë foto shkrepur nga Agim Rama, Spiropali shkruan: “Parti e re, gjithçka e qartë, kokat takohen poshtë, mendimet nxijnë lart”. Socialistja tanimë, ka shpallur një "luftë" të hapur, veçanërisht me Blushin pas letrës së këtij të fundit ku e cilësonte ish drejtoreshën e Doganave si "Elisa nga Sushi, Dogana nga Kaushi".