Sociologu Tushi: Shqiptarët vdesin të shohin emisione politike, edhe kur debati është kot

Publikuar tek: aktualitet, më 18:51 25-12-2019 Sociologu Tushi: Shqiptarët vdesin të shohin emisione politike, edhe kur debati është kot Sociologu Gëzim Tushi

Sociologu Gëzim Tushi shprehet se politika ka impakt të ndjeshëm në jetën e përditshme të shqiptarëve.

Duke ju referuar emisioneve televizive, krysisht atyre politike, Tushi u shpreh në RTV Ora se shqiptarët i ndjekin shumë këto emisione edhe kur debatet janë pa asnjë vlerë. Madje, sipas socialogut, të gjithë bëhen analist teksa dëgjojnë emisionet politike.

“Shoqëria shqiptare i ka akoma antenat politike shumë të mprehta,  shumë të zhvilluara. Më shumë seç duhet. Ka një impakt të jashtëzakonshëm të politikës te ne. Po marr vetëm një. Pjesa më e madhe e shqiptarëve vdesin për të parë emisionet politike, te ju dhe gjithë kanalet e tjera. Herë pas here ka debate kot, nganjëherë janë vanitoze, pa substancë, nganjëherë flasin kot, nuk e kanë kapacitetin e duhur për të artikuluar. Të mercenarizuar apo të vënë në shërbim në një krahu apo krahu tjetër marrin përsipër rolin të analizojnë dhe të japin konkluzione mekanike, të ndara, të polarizuara. Edhe punëtori i pastrimit e di që ky është i majtë apo i djathtë. Kjo ndikon negativisht”, u shpreh sociologu Gëzim Tushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Toni Gogu, kreu i Këshillit bashkiak rrëfehet: Pse martova Erin me Ajolën në rolin e Pastorit, si e përjetova ceremoninë (RRËFIMI)
Gjendet një trup i dekompozuar në bregun e Ishmit (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011722087860107
array(1) { ["section"]=> string(94) "sociologu-tushi-shqiptaret-vdesin-te-shohin-emisione-politike-edhe-kur-debati-eshte-kot-190360" }