Soko: Vendimi për mbylljen e shkollave është marrë nga Facebook-u! Nuk ka mësues pasi janë infektuar. Në dhjetor mund të mbyllet tërsisht... (DEBATI me zv.ministrin Kadia)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 25-11-2020 Soko: Vendimi për mbylljen e shkollave është marrë nga Facebook-u! Nuk ka mësues pasi janë infektuar. Në dhjetor mund të mbyllet tërsisht... (DEBATI me zv.ministrin Kadia) Soko - Kadia

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha sot në “open” se vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për mbyllje të pjesshme të shkollave është më shumë një vendim populist se sa i analizuar nga ana racionale.

Kjo pasi sipas Sokos, vendimi është i drejtuar nga opinioni publik, duke qenë se shumë janë të frikësuar dhe duan që fëmijët e tyre të zhvillojnë mësim në shtëpi.

Mandej, Soko tha se ekziston dhe një arsye e dytë e këtij vendimi, që Soko e sheh si paraprirje të një mbylljeje të madhe në dhjetor.

Soko: Deklarata e Ramës kur tha se shkollat nuk janë vatëër infeksioni dhe më pas vendimi për mbyllje të pjesshme është një deklaratë që ka konfuzuar shumë qyetarët. Unë mendoj se kjo është shumë populiste, dhe mendoj se është marrë ky vendim ndikuar tek kërkesa e shumicës së opinionit publik. Një vendim i marrë në bazë të sondazheve. Është qasje elektorale. Me frymë populiste të momentit. Kjo mund të jetë dhe një masë pararendëse për një mbyllje të përgjithshme. Vendimi është marrë për shkak të mësuesve të munguar pasi janë infektuar. Është një situatë këtu që gjithçka po paketohet për politikë. Janë infektuar mësuesit, dhe këtu s’ka asgjë për turp.

Kadia: Po ky tha që është marrë nga facebook-u, tani thotë nga mësuesit. Çfarë thotë ky?

Soko: Po çfarë thua more, kë gënjeni ju me idenë e shtimit të virozave respiratore. Pse tani dolën virozat, po na tregoni virozat ju që merrni vendime sot për nesër. Këtë vit në MSH janë vënë në dispozicion 25 mln euro, për paketa ndihme kemi vënë 110 mln euro. Kaq i kemi dhënë shëndetësisë, nëse i del apo jo se di, por nuk më rezulton se i del. Nga 500 mln euro që na kanë dhënë miqtë tanë, financime, 50 mln euro na dhanë që në prill ndërsa tani kemi marrë 100 mln euro. Kemi marrë 500 mln dhe kemi harxhuar 135 mln euro. Prandaj kam frikë për mbyllje totale unë. Se kemi qeveri të papërgjegjshme. Bizneset janë lënë në harresë. Nuk i vajti njëherë me paketë ndihme. I dha një paketë punonjësve dhe bizneseve iu tha: Vdisni ju, vrisni veten. Se ku apo si do i paguajnë qiratë...

Lexo edhe: Shefja e ISHP tregon pse shkollat do mbyllen pjesërisht: Në pediatri ka numër të shtuar fëmijësh që po vijnë të sëmurë me viroza gripale

Lexo edhe: Ish-ministri i Shëndetësisë tregon nëse do të ketë apo jo një mbyllje të përgjithshme të shkollave

Lexo edhe: ‘Pse u mbyllën shkollat për 24 orë?’, zv.ministri Kadia debat me ekspertin e PD: Ke ardhur i papërgatitur, flet vetëm politikisht

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Petrit Vasili ‘plas’ bombën e Bashës: Vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri janë katërfishuar dhe nuk tregohet
‘Në djall Maradona’, Çlirim Gjata: Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh... »
Article Logic
Execution time: 0.012680053710938
array(1) { ["section"]=> string(170) "soko-vendimi-per-mbylljen-e-shkollave-eshte-marre-nga-facebook-u-nuk-ka-mesues-pasi-jane-infektuar-ne-dhjetor-mund-te-mbyllet-tersisht-debati-me-zv-ministrin-kadia-229127" }