Sokol Balla bëhet baba për herë të tretë, ja kush është partnerja e tij 20 vite më e re, ish-banore e Big Brother

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:24 18-01-2021 Sokol Balla bëhet baba për herë të tretë, ja kush është partnerja e tij 20 vite më e re, ish-banore e Big Brother

Moderatori i njohur Sokol Balla, është bërë baba për herë të tretë.

Sipas informacioneve për mediat, partnerja e Ballësh është ish-banorja e Big Brother dhe ish-missi Sidrita Sadikaj, e cila është edhe 20 vite më e re se ai.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Balla përmes një interviste televizive, ku ka zbuluar se është bërë babai i një vajze.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur",- ka thënë Balla.

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se vajzën e kanë quajtur Broklin.

Ish-bashkëshortja e Sokol Ballës është edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, me të cilën ka edhe fëmijë.

Nga ana tjetër partnerja e Ballës, Sidrita Sadikaj ka qenë pjesëmarrëse në Big Brother, ku u lidh me njërin prej konkurrentëve, Ervinin.

Sidrita është 27 vjeç nga Suhareka e Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari 14-vjeçar mahnit suedezët me zërin e tij: Dua t'i tregoj botës se…(VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.013345956802368
array(1) { ["section"]=> string(118) "sokol-balla-behet-baba-per-here-te-trete-ja-kush-eshte-partnerja-e-tij-20-vite-me-e-re-ish-banore-e-big-brother-235463" }